Teksa Liverpooli i është afruar titullit të Ligës Premier, Arne Slot tashmë po hulumton tregun për ta përforcuar ekipin me një sulmues të ri.
Sezoni i parë i Slot në ‘Anfield’ ka parë Liverpoolin duke u paraqitur në mënyrë konsistente në Ligën Premier, duke i lënë ata maksimumi gjashtë pikë larg për ta siguruar titullin e tyre të 20-të në Angli.
Pavarësisht kësaj, tekniku holandez po synon ta përforcojë më tej ekipin e tij, me klubin që është lidhur me një transferim të mundshëm të Alexander Isak.
Sidoqoftë, me Newcastle që potencialisht do t’i vë atij një çmim të lartë, Liverpooli mund të kthejë vëmendjen e saj diku tjetër dhe të synojë një tjetër yll të Ligës Premier.
Liverpooli është lidhur me disa prej lojtarëve më të dalluar në Evropë gjatë muajve të ufndit, por tani besohet se ata kanë shprehur interesim për sulmuesin e Aston Villas, Ollie Watkins.
Ani pse Watkins ende nuk e ka kapur shifrën e 20 golave brenda një sezoni të Ligës Premier, përkushtimi i tij në lojë dhe aftësia për të finalizuar rastet mund të bëjë që të jetë i përshtatshëm për ‘Të Kuqtë’.

Shifrën më të lartë të golave 20-vjeçari e arriti sezonin e kaluar, kur ia doli të shënojë 19 gola në 37 ndeshje për të ndihmuar Villan të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Watkins nuk ka një rekord veçanërisht të mirë në përballjet ndaj Liverpoolit sa i përket aspektit të fitoreve, por megjithatë, ai ka arritur të shënojë gjashtë gola në dhjetë përballje ndaj tyre./Telegrafi/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun