Liverpooli po avancon negociatat për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të talentuar italian, Giovanni Leoni.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili raporton se marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt.
Sipas Fabrizio Romanos, ‘The Reds’ synojnë ta marrin Leonin menjëherë dhe nuk e kanë parë asnjëherë si opsion huazimin e tij në Itali.
Lojtari do t’i bashkohet që tani skuadrës së trajnerit Arne Slot.
Leoni, 18 vjeç, konsiderohet si një nga mbrojtësit më premtues të futbollit italian. Ai tashmë ka pranuar projektin sportiv të Liverpoolit dhe është i gatshëm të bëjë hapin e madh në karrierën e tij.
Klubi anglez është gati të paguajë rreth 30 milionë euro për kartonin e lojtarit, një shifër e lartë që tregon besimin e madh te potenciali i tij.
Negociatat mes Liverpoolit dhe Parmës janë në fazën përfundimtare derisa marrëveshja mund të zyrtarizohet brenda ditëve të ardhshme.
Për Arne Slot, ky transferim shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensivë, duke i shtuar konkurrencë dhe energji të re skuadrës.
Nëse gjithçka finalizohet, Giovanni Leoni do të jetë një nga blerjet më të bujshme të Liverpoolit këtë verë dhe një investim afatgjatë për të ardhmen. /Telegrafi/
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...