Liverpooli është rikthyer në krye të tabelës në Premierë Ligë.
Me një fitore bindëse në Anfield me rezultat 3 me 0, “Redsat” janë kthyer në krye të tabelës në Premierë Ligë pas tri pikëve të siguruar kundër skuadrës së AFC Bournemouthit, shkruan portali arbresh.info.
Autorët e golave për skuadrën e Jurgen Klopp ishin yjet si Sadio Mane (24′), Georginio Wijnaldum (34′) dhe Mohamed Salah në minutën e 48′ të pjesës së dytë.
Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri nuk ishte në dispozicion për këtë ndeshje si pasojë e një lëndimi.
Liverpooli tani ka 65 pikë, tri më shumë se Manchester City në pozitën e dytën, ndërsa Bournemouthi qëndron në pozitën e 11-të me vetëm 33 pikë./arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...