Liverpooli është duke punuar me intensitet të lartë për të afruar dy mbrojtës qëndror, dhe tashmë opsionet i kanë.
Giovanni Leoni dhe Marc Guehi, shihen si mbrojtës të ardhshëm të “The Reds”, raporton Fabrizio Romano.
Mbrojtësi i Parmas, Leoni, shihet si një talent i madh për të ardhmen, ndërsa emri i tij është futur në listën e dëshirave që nga muaji korrik, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, Marc Guehi nuk do të rinovojë kontratën me Crystal Palace dhe mbetet një mundësi për tri javët e fundit të merkatos, teksa bisedimet janë ende në zhvillim.
Klubi po vlerëson opsionet brenda dhe jashtë skuadrës përpara se të marrë një vendim përfundimtar për qendrën e mbrojtjes.
Kujtojmë se Liverpooli ka pak alternativa për të zëvendësuar Van Dijkun dhe Konate në qendër të mbrojtjes pas largimit të Quansah drejt Leverkusenit./Arbresh.info
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...