Liverpooli ka hedhur poshtë spekulimet që pronari kryesor John W Henry është duke menduar shitjen e klubit.
‘New York Post’ pretendoi se Henry, i cili gjithashtu posedon gjigantin në MLB – Boston Red Soc përmes kompanisë së tij Fenway Sports Group (FSG), ka mohuar raportet se dëshiron të pres oferta mbi 2 miliardë dollarë për shitjen e Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info.
“Sa të mërzitur që jemi për të dhënë një përgjigje të natyrës kuptimplotë, pasi në emër të pronësisë së klubit unë mund të hedh plotësisht poshtë këto spekulime të pabaza”, ka thënë një zëdhënës në Anfield.
“E përsërisë edhe një herë, klubi nuk është në shitje, përfshirë edhe ndonjë “proces në heshtje” ose diçka të natyrës së tillë”
FSG kishte blerë “Redsat” për 477 milionë dollarë në vitin 2010 pas udhëheqjes së keqe nga Tom Hicks dhe George Gillett.
Në qershor të këtij viti, ‘Forbes’ vlerësoi Liverpoolin si një klub që vlen 1.94 miliardë dollarë./arbresh.info/
Kurti flet për dërgimin e FSK në Gaza, e krahason situatën m...
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Albin Kurti tregon se çfarë bisedoi mbrëmë me Rifat Jasharin...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...