Liverpooli ka vendosur në pritje bisedimet e reja për vazhdimin e kontratave me mesfushorin Georginio Wijnaldum dhe sulmuesin Sadio Mane.

Sipas mediumit Daily Star, pavarësisht pozicionit të tyre në krye të Ligës Premier, Reds nuk kanë qenë imun ndaj spekulimeve për largimin e lojtarëve.
Mane mund të ketë shënuar 18 gola dhe të ketë bërë 12 asistime këtë sezon, por sulmuesi ka pranuar se “nuk dëshiron të qëndrojë përgjithmonë në Anfield”.
Ndërsa Wijnaldum ka qenë duke luftuar për vëmendjen e Jurgen Klopp për të ardhmen e tij, pasi holandezi jo rrallëherë ka përfunduar në bankë.
Por, të dy lojtarët, aktualisht në bllokim gjatë përhapjes së pandemisë Covid-19, do të duhet të presin që të vendosin për kontratat e tyre të reja.
Mane ka qenë i lidhur me një transferim ëndrrash te Real Madridi, ndërsa për Wijnaldum ka interesim në Ligën Premier dhe Serie A.
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Kurti priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...