
Philippe Coutinho
Liverpoli ka mohuar raportet se ka pranuar një kërkesë për transferim nga Philippe Coutinho, vetëm disa orë pasi ‘Fenway Sports Group’ njoftoi për “vendimin përfundimtar” që mesfushori nuk do të shitet.
Raportet që Coutinho ka shprehur dëshirën e tij për larg nga Liverpooli u shfaqën menjëherë pasi pronarët e gjigantit në Premierë Ligë reaguan për të qartësuar qëndrimin e tyre mëngjesin e së premtes pasi refuzuan ofertën prej 90 milionë funta nga Barcelona të mërkurën, transmeton portali arbresh.info.
“Ne dëshirojmë që qartësojmë pozicionin tonë rreth transferimit të mundshëm të Philippe Coutinhos”, shkruan ‘FSG’ në një deklaratë.
“Vendimi përfundimtar është që asnjë ofertë për Philippen nuk do të konsiderohet dhe ai do të qëndrojë një anëtar i Liverpool Footbal Club kur merkato verore të mbyllet”
Liverpooli tashmë ka refuzuar tri oferta nga Barcelona për Coutinhon derisa skuadra spanjolle vazhdon të jetë në kërkim të zëvendësuesit të Neymarit.
Coutinho ka shënuar 14 gola brenda 36 paraqitjeve te Liverpooli sezonin e kaluar./arbresh.info
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...