Liverpool ka marrë një fitore të rëndësishme si mysafir kundër Interit, duke triumfuar 0:1 në “Giuseppe Meazza” në sfidën e xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Një sfidë me ritëm të lartë dhe me shumë momente tensioni, përfshirë dy ndërhyrje të VAR-it, të cilat ishin vendimtare për ndeshjen, shkruan Arbresh.info.
Skuadra e Cristian Chivut e nisi më mirë takimin me Bastonin, Barellën dhe Thuramin që ushtronin presion të vazhdueshëm, por rastet më të qarta i pati Liverpooli.
Curtis Jones dhe Hugo Ekitike i afrohen golit, por Yann Sommer bëri dy pritje fantastike.
Në minutën e 32-të, Liverpooli duket se kalon në epërsi me golin e Konates, por pas rishikimit me VAR, gjithçka mbeti 0-0, pasi shënimi u anulua.
Ekitike, Gravenberch dhe Szoboszlai rrezikuan sërish për Reds, por Sommer ishte në vend.
Ndërsa Thuram, Barella dhe Dimarco u munduan të krijonin raste për zikaltërit, por pa rrezikuar.
Në minutën e 86-të, ndodh momenti kyç i ndeshjes pas një ndërhyrje në zonë nga Bastoni në Ëirtzin. arbitri Felix Zëayer thirret nga VAR-i dhe pas rishikimit akordon penallti për Liverpoolin.
Dominik Szoboszlai goditi saktë dhe i dha fitoren skuadrës së tij.
Deri në fund pati raste tjera dhe Liverpooli arriti tri pikë të arta në udhëtim e vështirë në Itali. “The Reds” tashmë kanë 12 pikë aq sa ka edhe Interi./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...