Loris Karius po kalon sezonin e tij të dytë si i huazuar në elitën e futbollit turk tek Besiktas.
Portieri gjerman u largua nga Liverpooli pas disa gabimeve radhazi dhe në fund kampioni i Evropës e huazoi tek Besiktas.
Gjiganti turk pagoi 2,5 milionë euro për huazimin dy vjeçar të Karius, por që ka edhe mundësinë e blerjes në fund të këtij edicioni.
Besiktas nuk do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e lojtarit pasi klubi nga Stambolli po kalon nëpër një krizë financiare.
Megjithatë skuadra angleze ka marrë një lajm të mirë, pasi dy skuadra janë futur në garë për ta blerë gjermanin.
Fjala është për Sporting Lisbonën dhe klubin gjerman Hertha Berlin që janë gati të shpenzojnë deri në shtatë milionë euro për portierin.
The Reds nuk duan ta mbajnë dhe janë të gatshëm të pranojnë këtë ofertë, por tani mbetet në dorë të Karius të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën, në Portugali te Sporting apo të rikthehet në vendlindje në kryeqytetin e Gjermanisë te Hertha Berlin. /Telegrafi/
Netanyahu: Një sulm i Iranit ndaj Izraelit do të ishte një g...
Sipas mediave në Spanjë, Diego Simenone do të largohet nga A...
Vengu: Shqipëria dhe Hungaria krah për krah në KFOR dhe misi...
SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 euro për personat shoqëru...
Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shk...
Benfica reagon ndaj pezullimit të përkohshëm të Gianluca Pre...