Liverpooli ka dështuar të shënojë në pesë ndeshje radhazi si mysafir për herë të parë në 28 vjet, pasi u mposht me rezultat të thellë 4:0 nga Manchester City.
Skuadra e Jurgen Kloppit e siguroi titullin e Premierligës pas disfatës së Manchester Cityt me rezultat 3:1 kundër Chelseat xhiron e kaluar, duke u bërë kështu klubi i parë në histori që e fiton titullin shtatë xhiro para fundit, transmeton Gazeta Express.
Reds gjithashtu janë duke shkuar drejt thyerjes së një rekordi tjetër – duke ia kaluar Manchester Cityn rekordin prej 100 pikëve të fituara gjatë sezonit 2018/19. Megjithatë, Liverpooli gaboi në xhiron e fundit, të enjten në Etihad.
Pasi u mirëpritën në stadium përmes një garde të nderit, Liverpooli pësoi disfatë më rezultat 4:0 në një ndeshje të dominuar nga Manchester City i Pep Guardiolës.
Kjo disfatë e vazhdoi ecurinë e Liverpoolit në pesë ndeshje radhazi pa shënuar si mysafir. Liverpooli e arrin një shifër të tillë për herë të parë që nga prilli i vitit 1992, kur ecuria u kishte vazhduar deri në tetë ndeshje si mysafir pa shënuar gol.
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur