Klubi i madh anglez, Liverpooli është i interesuar të nënshkruajë me yllin italian, Lorenzo Insigne nga Napoli.
Sulmuesi italian ka treguar potencial tash e disa vite në Serie A, duke shënuar shumë gola dhe asistime.
Forma e tij e mira dhe konstante ka bërë shumë klube të mëdha evropiane të mbajnë shikimin kah ai, ku njëra nga to është Liverpooli.
Insigne ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje te Reds, por ajo lëvizje kurrë nuk u materializua.
Sipas mediumit italian La Repubblica, agjentët e klubit anglez dhe lojtarit po angazhohen për të arritur një marrëveshje transferimi për afatin e verës.
Ky medium raporton gjithashtu se Liverpooli do të duhet të paguajë prej rreth 70 milionë euro për shërbimet e lojtarit.
Insigne është 27 vjeç, dhe këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe pesë asistime për Napolin në 17 ndeshje të Serie A.
Liverpooli po kërkon të shtojë një sulmues tjetër në verë, ndërsa Timo Ëerner i RB Leipzig shihet si një mundësi tjetër.
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...