Liverpooli ka shënuar fitore në udhëtim te Ipswich Town me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit 2024/25 në Ligën Premier.
Trajneri Arne Slot e ka filluar me fitore në Ligën Premier, aventurën e tij si trajner i Reds, pasi erdhi gjatë verës si pasues i Jurgen Klopp.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe më kërkuese nga vendasit, pasi mysafirët nuk po arrinin të binin në lojën e tyre.
Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve dhe gjysmë-rasteve, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, ekipi i Slot pati krejtësisht tjetër fytyrë duke e dominuar kundërshtarin në çdo repart dhe duke shënuar dy gola për të marr fitoren e parë në sezonin e ri.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 60-të me anë të Diogo Jota, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Mohamed Salah.
Për golin e dytë u përkujdes vet Salah, i cili pas asistimit shënoi për dyfishimin e epërsisë në minutën e 65-të dhe deri në fund edhe përkundër disa rasteve tjera portat mbeten të paprekura dhe Reds fituan me rezultat përfundimtar 0-2.
Pas kësaj fitore, Liverpooli merr pozitën e parë me tri pikë, ndërsa Ipswich Town i fundit pa pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Reds e presin Brentfordin, ndërsa Ipswich udhëton te Manchester City. /Telegrafi/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...