Liverpool është gjithnjë e më e hapur për largimin e sulmuesit uruguaian Darëin Núñez, me Napolin që shihet si një destinacion shumë i mundshëm për 24-vjeçarin.
Sipas raportimeve, sulmuesi preferon të qëndrojë në Evropë, dhe kjo i jep klubit italian një avantazh të qartë, shkruan Arbresh.info.
Bisedimet mes klubeve kanë nisur tashmë dhe “The Reds” nuk do të pengojnë largimin e Núñez, nëse vetë lojtari vendos të largohet këtë verë.
Nëse veçse ndodh një lëveizje e tillë, Liverpool ka gjetur zëvendësuesin e tij në Gjermani.
Klubi anglez ka konsideruar si opsion sulmuesin francez Hugo Ekitike, për ta zëvendësuar Nunezin.
Megjithatë, gara për Ekitike nuk është aspak e lehtë, pasi Manchester United dhe Chelsea janë gjithashtu të përfshirë në garë për nënshkrimin e tij.
Shitja e Núñez do të ishte një hap vendimtar për të avancuar negociatat për Ekitike, pasi do të siguronte fondet dhe hapësirën e nevojshme për një tjetër transferim të madh.
Aktualisht vlera në treg e sulmuesit të Frankfurtit është 75 milionë euro. Ai ka një kontratë me këtë klub deri në vitin 2029, dhe kjo bën që secili klub që e dëshiron Ekitiken duhet të paguajë një klauzolë lirimi.
23-vjeçari ka pasur një super sezon duke shënuar 22 gola e 12 asistime në 48 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet./Arbresh.info
?? Liverpool feel that Napoli have a good chance of signing Darwin #Nunez, as the player tends to prefer staying in Europe.
Talks between the clubs have started, and #LFC will not stand in his way should he decide to leave.
Liverpool remain seriously interested in Hugo… pic.twitter.com/9JRqKrmnE0
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 24, 2025
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...