Liverpooli ka fituar ndaj West Ham me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Ndeshja nisi me Liverpoolin në sulm, që rrezikuan që në minutën e 2-të me Mohamed Salah, por që goditja e tij u prit nga Lukasz Fabianski.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli, kur Sadio Mane shënoi për 1-0 pas një asistimi të Alexander Arnold.
Në minutën e 38-të Luis Diaz ishte afër të shënonte, por sërish Fabianki ua mohoi golin.
Rasti i parë për mysafirët erdhi në minutën e 39-të, kur Nikola Vlasiq rrezikoi.
Pjesa e dytë ishte më e dobët për të dyja palët, ku për rrjedhojë munguan edhe rastet.
Rastin i parë serioz erdhi në minutën e 70-të, kur West Ham ka mundur të barazojë me Manuel Lanzinin, i cili gjuajti mbi portë.
Deri në fund nuk kishte gola dhe Liverpooli iu gëzua fitores edhe pse minimale.
Liverpooli tani ka tri pikë më pak se Manchester City në luftën për titull kampion.
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...
Gjendet eksploziv i Luftës së Dytë Botërore në Francë, evaku...
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...