Liverpooli dhe Villarreali do ta zhvillojnë sonte përballjen e parë të tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Reds” shihen si favoritë në këtë sfidë, por që “Nëndetësja e Verdhë” nuk bën të nënvlerësohet asnjëherë, mbi të gjitha pasi i eliminoi Juventusin dhe Bayernin
Liverpooli dhe Villarreali do ta zhvillojnë sonte duelin e parë gjysmëfinal të tyre në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti anglez dhe mrekullia spanjolle do ta kërkojnë një biletë për në finalen e madhe të kësaj gare.
“Reds” shihen si favoritë në sfidën e sontme, e cila do të luhet në “Anfield Road”, shkruan “Gazeta Express”.
Të drejtuar nga Mohamed Salah, anglezët do të mundohen ta krijojnë një kapital sa më të lartë para ndeshjes së kthimit.
Trajneri Jurgen Klopp këtë sfidë e ka quajtur si speciale, ndërsa ka kërkuar nga lojtarët e tij që të mos e nënvlerësojnë kundërshtarin.
E kur jemi tek “Nëndetësja e Verdhë”, ajo këtë sezon i ka fundosur gjigantët si Juventus dhe Bayern.
Andaj, spanjollët do të mundohen ta vazhdojnë këtë rrugëtim përrallor.
Trajneri Unai Emery e ka pranuar se Villarrealit i nevojitet një paraqitje perfektë për ta mposhtur Liverpoolin në Angli, shkruan “Gazeta Express”.
Ekipi i Verdhë e synon një rezultat të favorshëm para ndeshjes së kthimit, të cilën do ta luajë në shtëpi pas një jave.
Ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Villarrealit do të luhet sonte, duke filluar nga ora 21:00. /Gazeta Express/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00