Liverpooli ka vendosur ta blindojë Jurgen Kloppin duke ia zgjatur kontratën me kushte shumë më të mira, si shpërblim pas triumfit në Ligën e Kampionëve.
Trajneri gjerman Klopp e udhëhoqi Liverpoolin drejt trofeut të gjashtë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve, pasi e mposhti Tottenhamin 2:0 në finalen së shtunës në Wanda Metropolitano në Madrid, transmeton Gazeta Express.
51-vjeçari pati sezon fantastik edhe në Premierligë duke i grumbulluar 97 pikë në total, të cilën, megjithatë, e humbi për pak, pasi Manchester City u shpall kampion me një pikë më shumë të fituar.
“Jurgen Klopp është trajner i shkëlqyeshëm, por më e rëndësishmja ai është njeri i përulur dhe i kujdesshëm”, tha kryetari i klubit, Tom Werner.
Ky ishte trofeu i parë për Kloppin që prej ardhjes në Liverpool në vitin 2015.
Mësohet se Kloppit do t’i ofrohet kontratë e re me pagë vjetore prej 10 milionë funte. /Gazeta Express/
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media