Marco Asensio nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion te Real Madridi.
Sulmuesi i talentuar spanjoll ka hasur në vështirësi dhe nuk ka më besimin e plot të trajnerit Zinedine Zidane, transmeton telegrafi.
Liverpooli është skuadra që ka shprehur më së shumti interesim për transferimin e sulmuesit anësorë.
The Reds janë gati që të ofrojnë 65 milionë euro në drejtim të Real Madridit për ta transferuar Asension në Anfield.
Mediat angleze kanë raportuar se trajneri Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë sulmuesin dhe dëshiron ta ketë atë nën urdhrat e tij.
Por gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve nuk do ta kenë të lehtë transferimin e tij.
Për ta transferuar reprezentuesin spanjoll, Liverpool duhet ta mposht konkurrencën e Bayernit dhe Manchester Unitedit që gjithashtu e duan lojtarin.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...