Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mësohet se është i gatshëm për të nënshkruar një marrëveshje të re.
Kështu pretendon gazetari italian Fabrizio Romano, i cili ka zbuluar gjithashtu se Juventusi është i interesuar në shërbimet e gjermanit, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi është në kërkim të zëvendësuesit të Massimiliano Allegrit dhe Klopp është në radarin e tij.
Megjithatë, Romano thotë se Klopp dëshiron të vazhdojë qëndrimin te skuadra në Anfield. Ai aktualisht është nën kontratë deri më 2022, por Romano pretendon se Klopp ka një “pakt” me “Redsat” për të nënshkruar një marrëveshje pas suksesit të tij këtë vit.
Liverpooli raportohet të ketë pranuar garanci që Klopp është i lumtur për të nënshkruar një kontratë të re me klubin dhe tani ata janë të gatshëm për t’i ofruar një kontratë pesë vjeçare që do të vlejë 10 milionë euro për sezon./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...