Sadio Mane dhe Roberto Firmino shënuan për t’ia siguruar Liverpoolit fitoren me rezultat 2:1 kundër Southamptonit. Me ato dy gola, Liverpooli e shënoi fitoren e 11-të radhazi në Premierligë.
Fitorja e së shtunës kundër Southamptonit jo vetëm që i dërgoi “The Reds” në kreun e tabelës së Premierligës, por e barazoi edhe rekordin e klubin për ecurinë më të mirë të fitoreve në ligën angleze, transmeton Gazeta Express.
Supergoli i shënuar nga Sadio Mane dhe goli i pjesës së dytë i Roberto Firminos u dëshmuan të jenë të mjaftueshme për t’i siguruar tri pikët në stadiumin “St. Mary’s”, përkundër një gafe të vonshme nga portieri Adrian, që ia dhuroi Danny Ingsit një gol kundër ish-klubit.
Ecuria e fitoreve e Liverpoolit
Ky rezultat e solli triumfin e 11-të radhazi për Liverpoolin, duke e barazuar ecurinë më të mirë në Premierligë në histori të klubit, që ishte vendosur mes muajit shkurt dhe prill të vitit 2014 nga Brendan Rodgers.
https://twitter.com/OptaJoe/status/1162760321884401664
Skuadra e Jurgen Kloppit tani do ta ketë mundësinë ta thyejë këtë rekord kur të kthehen në stadiumin “Anfield” javën tjetër, me ndeshjen kundër Arsenalit – të cilët gjithashtu i kanë fituar dy ndeshjet hapëse të sezonit të ri të Premierligës.
Ballkani rikthen lidershipin në Superligë – vazhdon lufta e ...
Trump: Sulmet ushtarake ndaj Iranit mund të zgjasin deri në ...
Baza e marinës amerikane në Bahrein goditet nga droni irania...
Seri shpërthimesh dëgjohen mbi Jerusalem pasi zbulohen raket...
Shala për kalimin tek Feronikeli ’74: Gjithmonë e kam ...
Zelensky: Ukraina, gati të ndajë përvojën e saj kundër raket...