Liverpool ka arritur ta mposht Leicester Cityn, me rezultat të thellë 3:0.
Mohamed Salah dhe Curtis Jones ishin heronjtë e “The Reds” në fitoren e shtatë radhazi.
Jones e zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të, pas asistimit të Salahs.
Dhe vetëm tre minuta më vonë ishin përsëri Salah e Jones që kombinuan për 2:0.
Trent Alexander-Arnold me një super goditje e fundosi Leicesterin në minutën e 71-të.
Edhe për këtë gol asistues ishte egjiptiani.
Me këtë fitore Liverpool mbetet në vendin e pestë me 65 pikë, një më pak se Manchester United që është një pozitë më poshtë.
Leicesteri me këtë humbje rrezikon edhe më shumë rënien nga Premier League, pasi gjendet në vendin e 19-të me 30 pikë, dy më pakë se Evertoni që është në vendin e 17-të dhe tani për tani nuk gjendet në zonën e “rrezikshme”./Arbresh.info/
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...