Liverpool ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 14 të Ligës Premier.
The Reds triumfuan si mysafirë të skuadrës së Stoke Cityt me rezultat prej 2-0, ku gjatë gjithë ndeshjes u paraqiti edhe sulmuesi anësor shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Te besuarit e trajnerit Jurgen Klopp arritën të realizonin gol n rastin e parë të krijuar prej The Reds.
Saido Mane shënoi gol në të 17 minutë pas një pasimi të saktë të marrë prej talentit Solanke.
Megjithëse te dyja skuadrat patën edhe disa gjysmëraste, 45 minutshi i parë përfundoi me vetëm një realizim
Në pjesën e dytë bashkëlojtarët e Xherdan Shaqirit krijuan disa raste gjatë pjesës së dytë, përcjellë Telegrafi.
Kurt Zouma në të 65 minutë dhe katër minutë më vonë Joe Allen, nuk arritën të dërgonin topin në portën e Simon Mignoletit.
Mohammed Salah shënoi golin e dytë për Liverpoolin në të 77 minutë pas një pasimi të marrë nga Saido Mane. Po i njëjti lojtar shënoi edhe pas pesë minutave për The Reds, i cili ishte i 17 në këtë sezon në të gjitha garat
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste për tu veçuar dhe kështu takimi përfundoi me rezultat 3-0 për Liverpoolin.
Pas kësaj, Liverpool ngritët në pozitën e pestë me 26 pikë ndërsa Stoke zbret në vendin e 16 në saje të 13 pikëve. /Telegrafi/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...