Liverpool është duke përgatitur 90 milionë euro për transferimin e Barcelonës, Ousmane Dembele.
Franezi nuk ka arritur të gjejë formën më të mirë, pasi vazhdon të vuajë nga lëndimet, transmeton portali arbresh.info.
Dembele mbetet i lidhur me transferimin në Premierë Ligë me Liveprool, Chelsea dhe Arsenal të interesuar.
Sipas Eldesmarque, Jurgen Klopp ka kërkuar nga “Reds” të transferojnë 22-vjeçarin në “Anfield”, i cili mund të garojë me Salah, Mane dhe Firmino.

Barcelona kërkon 90 milionë euro për fituesin e Kupës së Botës, ngase dëshirojnë të rrisin fundet për të rikthyer në “Camp Nou”, Neymar nga PSG.
Dembele këtë sezon në fanellën e kampionit të Spanjës ka shënuar vetëm një gol në La Liga./arbresh.info.
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit