Liverpool është optimist se ylli i skuadrës, Mohamed Salah do rinovojë kontratën.
Egjiptiani do bëhet agjent i lirë në vitin 2023, derisa në të kaluarën ishte i lidhur me kalimin te Real Madrid ose Barcelona.
Pasi shënoi dhe asistoi dy herë në fitoren ndaj Norwich, agjenti i Salah në Twitter shkroi: “Shpresoj që ata janë duke shikuar”, duke iu dërguar mesazh bordit të “Reds”.
Sipas Sunday World, Liverpool ka besim se do gjejë ‘gjuhën e përbashkët’ me Salah për të rinovuar kontratën brenda muajit.
Trajneri Jurgen Klopp ka parë lojtarët si Fabinho, Alisson, Van Dijk dhe Alexander-Arnold që kanë rinovuar, derisa edhe kapiteni Jordan Henderson është shumë pranë nënshkrimit për tre vite.
Salah te Liverpool ka kontribuar me 126 gola dhe 49 asistime në 209 ndeshje./Lajmi.net/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...