Liverpooli është duke shqyrtuar prurjen pesë lojtarë të tjerë pas interesit për mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi.
Aktualisht, Reds janë e vetmja skuadër në Premier League që nuk ka nënshkruar me asnjë lojtar të ri, ndërsa Arne Slot përgatitet për sezonin e tij të parë në Anfield.
Me sezonin e ri duke u afruar, Liverpooli po e konsideron një transferim për Zubimendi, i cili ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij, shkruan Arbresh.info.
Liverpooli do të duhet të bindë mesfushorin që të largohet nga Sociedad.
Përveç Zubimendit, Liverpooli ka shprehur interes edhe për disa lojtarë të tjerë.
Sipas Givemesport, klubi nga Anfield mund të synojë përmirësimin e opsioneve të tyre në qendër të mbrojtjes dhe në krahët e sulmit para se të mbyllet afati i transferimeve.
Liverpooli po e monitoron Maxence Lacroix të Wolfsburgut dhe Antonio Silva të Benficas.
Përpara se të fokusohej te Zubimendi, Liverpooli kishte bërë një hetim për mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes, dhe gjithashtu kishte shqyrtuar yllin e Atalantas, Ederson.
Po ashtu, Anthony Gordon i Newcastle është lidhur me një lëvizje në Anfield këtë verë.
Ndërsa sa i përket largimeve, lojtarë si Fabio Carvalho, Tyler Morton, Bobby Clark, Wataru Endo dhe Sepp van den Berg janë lidhur të gjithë me një largim. /Arbresh.info
Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të ...
SHBA gati të rifillojë luftimet me Iranin në çdo moment
Andin Hoti në Gllogjan për 27 vjetorin e rënies së Shkëlzen ...
Rama në Romë: Duke përsëritur mësimet përpara takimit, se mo...
Haxhiu për tragjedinë në Malishevë: Shpreh ngushëllimet më t...
Konjufca pret në takimin homologun nga Belgjika, Maxime Prev...