Liverpooli luan sonte ndeshjen e 1/8-tës së finales në FA Cup ndaj Southampton.
Ndeshja fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Pas triumfit në ‘Carabao Cup’ ndaj Chelseas, ‘The Reds’ kërkon që të kaloj në çerekfinale të FA Cup dhe të vazhdoj luftën për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në ishull.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp përkundër mungesave të shumta në formacion po kalon në formë ku në 16 ndeshjet e fundit ka vetëm një humbje, atë ndaj Arsenalit në kuadër të Premier League.
Ndërsa mysafirët nuk po kalojnë në formë të mirë pasi ka tri humbje në pesë ndeshjet e fundit, në Championship.
Për të ardhur në këtë fazë Liverpooli ka eliminuar Norwichin, kurse Southampton ka triumfuar ndaj Watfordit në ndeshjen e kthimit.
Nëse kjo ndeshje përfundon me rezultat të barabartë, do të ketë një ndeshje kthimi për të përcaktuar çerekfinalistin./Arbresh.info/
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...