Kampionatet elitare të futbollit janë në pushim shkaku i përhapjes së pandemisë coronavirus.
Megjithatë klubet e mëdha në këtë kohë pushimi po bëjnë gati transferimet që do t’i kryejnë në afatin kalimtar veror.
Kampioni në fuqi i Evropës, Liverpool do të shpenzojë në repartin ofensivë, pasi i duhen ende sulmues.
The Reds janë gati ta transferojnë në Anfield sensacionin e Ligue 1 këtë edicion, sulmuesin Victor Osimhen.
21-vjeçari ka pasur paraqitje fantastike me Lille, ku 38 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 18 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Le 10 Sport ka raportuar se Liverpool ka gati një ofertë prej 100 milionë eurove për transferimin e Osimhen në Anfield.
Gjiganti anglez nuk do ta ketë të lehtë afrimin e nigerianit, pasi gara për të është shumë e madhe.
Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, PSG dhe Tottenham Hotspur janë skuadrat tjera që janë në kërkim të sensacionit nigerian të Ligue 1.
Gjithsesi drejtuesit e Lille kanë bërë të qartë se duan që nga shitja e yllit të tyre të fitojnë mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...