Liverpooli ka eliminuar në të gjysmëfinaleve skuadrën e Barcelonës duke bërë mrekullinë në Anfield.
“Redsat” kanë shënuar katër gola në portën e Ter Stegen duke mposhtur dhe eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4 me 3 skuadrën e Ernesto Valverdes në Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Divock Origi, i cili realizoi golin e epërsisë dhe golin vendimtar të ndeshjes në minutën e 79′, është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje – 8.9.
Me notë të lartë është vlerësuar edhe Georginio Wijnaldum (8.7) pas dy golave për dy minuta menjëherë pas inkuadrimit në fushë. Alexander Arnold është vlerësuar me notën 8.0, ndërsa ylli kosovar Xherdan Shaqiri është vlerësuar me notën 7.3 për asistimin në golin e dytë me kokë nga Wijnaldum.

Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mbrojtësi Jordi Alba (5.6) i Barcelonës./arbresh.info/

Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat