Liverpooli regjistroi tri pikë të plota mbrëmjen e sotme (e martë) ndaj Paris Saint Germainit.
Gjiganti anglez mposhti me rezultat 3 me 2 skuadrën e Paris Saint Germain në kuadër të xhiros së parë në fazë të grupeve të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Me golin e realizuar në sekondat e fundit përmes Roberto Firminos, skuadra e Jurgen Klopp arriti të marrë tri pikë të plota nga përballje kundër kampionit të Francës.
Daniel Sturridge, i cili shënoi golin e epërsisë për “Redsat, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. Sulmuesi qendror është vlerësuar me notën 7.9 për paraqitjen e shkëlqyer në Anfield.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Milner (7.5), Mane (7.1) dhe Alexander Arnold (7.1).
Te gjiganti francez, lojtari me notën më të lartë është Meunier (7.4). Supertalenti Kylian Mbappe është vlerësuar me notën 6.8, ndërsa superylli Neymar është vlerësuar me notën 7.0.
Xherdan Shaqiri, i cili u inkuadrua në fushë në pesë minutat e fundit të kohës së rregullt, është vlerësuar me notën 6.2
Lojtari me notën më të dobët është Mohamed Salah (5.7)./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit