Përderisa 184 ndeshjet e zhvilluara gjatë fillimit të muajit tetor lanë gjurmë në ranglistën e FIFA-s këtë muaj, top treshja e kësaj liste nuk është ndikuar nga këto ndeshje të zhvilluara.
Belgjika (e para, në të njëjtën pozitë) ende e kryeson këtë listë, ndërsa ndiqet nga pas sërish nga Franca, e dyta, dhe nga Brazili, i treti, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, rivalët e tyre në top dhjetëshe u janë afruar treshes së parë. Uruguai është ngritur për një pozitë dhe tani radhitet i pesti, Kroacia gjithashtu është ngritur për një pozitë dhe tani radhitet e shtata e Argjentina e nënta.
Por, ngritjet më të rëndësishme i kanë shënuar Rusia (pesë pozitë më lart, në vendin e 37-të), Turqia (katër pozita më lart, e 32-ta) dhe Ukraina (tri pozita më lart, në vendin e 22-të).
Listën e plotë mund ta gjeni këtu, për radhitjen e Kosovës klikoni këtu e për atë të Shqipëri në këtë link. /Gazeta Express/
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...