Pas zyrtarizimit të trajnerit Klodian Duro, Liria e Prizrenit ka filluar të konsolidojë skuadrën për edicionin e ri ku synim e ka inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Prizreni ka bërë “një goditje” të madhe duke transferuar anësorin, Albion Kurtaj, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit prizrenas.
Anësori këmbëshpejtë ka një përvojë të madhe në futbollin kosovar, ku më përpara ka djersitur fanellën e Llapit, Prishtinës e së fundmi edhe të Ferizajt.
Kurtaj në sezonin 2024/25 u paraqit tek Ferizaj, ku realizoi tre gola e katër asistime./Arbresh.info
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028