Lionel Messi është i shqetësuar me formën e Luis Saurezit te Barcelona dhe ka kërkuar nga klubi transferimin e sulmuesit Antonio Griezmann gjatë verës së ardhshme.
Gjiganti në La Liga është ndalur mbrëmjen e kaluar në Ligë të Kampionëve duke barazuar pa gola 0 me 0 ndaj Olympiakos, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Messi është i shqetësuar tani që Suarez nuk do të rikthehet asnjëherë në formën e tij më të mirë dhe beson që Griezmann do të jetë zëvendësuesi i tij.
Reprezentuesi uruguaian dështoi për të prekur majat si sezonin e kaluar dhe ka shënuar vetëm tri gola brenda 13 paraqitjeve deri tani këtë sezon.

Messi është një shok i mirë me Suarez dhe dëshiron që ai të qëndroj në Camp Nou. Por, argjentinasi thuhet se është në dijeni se ka nevojë të rrethojë vetën me lojtarë shumë të mirë dhe aktualisht ish lojtari i Liverpoolit nuk është në nivelin e tij.
Messi mendon që Suarez mund të humbas instinktin e tij për të shënuar pasi humbi një numër të madh shansesh në Greqi mbrëmjen e kaluar.
Barcelona ka nisur sezonin në formë të shkëlqyer dhe aktualisht qëndron në krye të La Ligas me katër pikë më shumë se Valencia.
Përballja e ardhshme e skuadrës së Ernesto Valverdes është kundër Sevillas në Camp Nou të shtunën./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...