Duket se pushimi i shkurtër në mes të sezonit nuk ka pasur ndikim fare te Lionel Messi.
Sulmuesi i Barcelonës nuk ka luajtur që nga Krishtlindjet, kur ai shënoi golin e dytë në fitoren 2 me 0 kundër Celta Vigos në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Por, ai demonstroi sërish klasin e tij gjatë stërvitjeve të klubit në Miniestadi para 11 mijë tifozë para ndeshjes kundër Getafes të dielën duke shënuar një gol të bukur.
Në një video të shkurtër, Messi pranoi një top të hedhur nga portieri dhe pa asnjë prekje paraprake, dërgoi topin në rrjete me një goditje volleje.
Barcelona nis pjesën e dytë të sezonit në La Liga si një lidere me tri pikë më shumë se Atletico Madridi./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1081145703622152192
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve