Argjentina është e shqetësuar që Lionel Messi nuk do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror për shkak të “problemeve muskulore” që janë duke ndjekur yllin e Barcelonës.
Finalisti i vitit 2014 është duke shkuar në këtë turne si favorit për çmimin më të madh në botën e futbollit që i ka munguar superyllit deri tani në karrierën e tij, transmeton portali arbresh.info.
Ky do të jetë Kampionati Botëror i katërt për Lionel Messin dhe ata janë eliminuar nga Gjermania në tri herët e fundit.
Bazuar në një raport nga ‘La Gazzetta’, problemi i parë te gjendja e tij ndodhi gjatë ndeshjes së Barcelonës në Ligë të Kampionëve kundër Chelseas para se të pushonte në miqësoret e Argjentinës kundër Italisë dhe Spanjës.
Më pas ai u rikthye në klub dhe luajti kundër Sevillas para disfatës tronditëse ndaj Romas në Evropë. Por, këtu janë ngritur shqetësime që ai po duronte në vete gjatë sezonit me klubin dhe ka nevojë për të pushuar.
Raportet në Argjentinë theksojnë që performanca e dobët kundër Romas ishte evidencë për gjendjen e tij jo të mirë fizike, ndërkohë që Barça dështoi për të realizuar ndonjë gol në Stadio Olimpico ku u mposhtë 3 me 0 në takimin kthyes./arbresh.info/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...