“Lionel Messi nuk është në nivel të Maradonas”

11:51 | 25 Prill 2018
Arbresh Info

Legjenda e Argjentinës, Claudio Caniggia insiston se Diego Maradona vazhdon të jetë një lojtar superior ndaj yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Caniggia është i vendosur që Lionel Messi nuk është në nivel të Maradonas, transmeton portali arbresh.info.

“Messi nuk do të jetë kurrë ai që ishte Maradona, ata janë lojtarë të ndryshëm në kohëra të ndryshme”, ka thënë Caniggia.

“Messi është i shkëlqyer, por bota e futbollit, deri tani, nuk ka ndonjë lojtar i Maradona, nëse ai fiton Kampionatin Botëror në Rusi varet se si ai e fiton, nëse ai është një figurë madhështore si Diego në vitin 1986′, shumë do të mendojnë se ai mund ta zë atë”

“Maradona është një lojtar i mrekullueshëm që unë kam parë, një lojtar i jashtëzakonshëm që krijoi futbollin. Messi në shumë mënyra është më konsekuent, por ajo që Maradona ka bërë nuk e ka bërë asnjëherë”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme