Lionel Messi raportohet t’i ketë kërkuar trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverdes, për të lënë jashtë skuadrës mesfushorin Arturo Vidal për ndeshjen e sotme (e mërkurë) El Clasico kundër Real Madridit.
Gjiganti katalunas përballet me ‘Los Blancos’ në Bernabeu këtë mbrëmje në kuadër të ndeshjes kthyese në Kupë të Mbretit dhe rezultati nga ndeshja e parë aktualisht është 1 me 1, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport befasues nga uebfaqja Don Balon, Messi ka shtruar një kërkesë të madhe te Valverde para ndeshjes duke i kërkuar atij të lë në bankinë Vidalin pas rënies së performancave të tij këtë sezon.
Reprezentuesi kilian është parë si një lojtar i pasigurt nga Messi dhe si një lojtar shumë i paqëndrueshëm në mesfushë.
Me plotë të drejtë mund të themi se edhe pse Vidali ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në Evropë në pozitën e tij te klubet e mëparshme si Bayern Munichu dhe Juventusi, forma e tij tashmë ka filluar të bie para transferimit të tij në Camp Nou gjatë verës.
Vidal ka qenë një transferim befasues nga Barcelona, por duket se ndikimi i Messit mund të bëjë që mesfushori të qëndrojë jashtë linjave për ndeshjen e madhe të sotme./arbresh.info/
Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14...
Moscertifikimi i kandidatëve nga Lista Serbe, reagon DnV
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neona...
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Benita i sqarohet Toneyt: Unë, edhe nëse prishem me ty, nuk ...
Fillon regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçant...