Lionel Messi raportohet se ka kontaktuar yllin e Paris Saint Germainit, Neymarin, në mënyrë për të parandaluar transferimin te tij në Real Madrid.
Neymar pretendoi dje se të gjitha thashethemet për transferim në Real Madrid nga Paris Saint Germaini ishte kategorisht të pavërteta, transmeton portali arbresh.info.
Por, pavarësisht kësaj, raportet në Spanjë vazhdojnë të besojnë që reprezentuesi brazilian mund të rikthehet në La Liga.
Neymar supozohet se është i pakënaqur me jetën në Francë pas incidentit me trajneri Unai Emery dhe përplasjen me sulmuesin kryesor të klubit – Edinson Cavanin.
Dhe, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Messi ka kontaktuar Neymarin në mënyrë për të ndalur transferimin e 25-vjeçarit në Santiago Bernabeu. Thuhet se dy lojtarët vazhdojnë të qëndrojnë afër njëri-tjetrit për shkak të kohës së kaluar së bashku te Barcelona.
Në fakt, ata rregullisht flasin përmes platformës WhatsApp pavarësisht largimit befasues të Neymarit nga Camp Nou.
Gazeta e lartpërmendur ka thënë se Messi ka kontaktuar tashmë Neymarin. Reprezentuesi argjentinas supozohet se frikësohet që rivali i tij te Amerika e Jugut mund të kryej aktin përfundimtar të tradhtisë.
Janë një numër i vogël yjesh që kanë kaluar nga Barcelona te Real Madridi gjatë karrierave të tyre.
Si rezultat i kësaj, Messi ka kërkuar nga Neymar të mos transferohet në Bernabeu.
Ai është në dijeni që braziliani është i pakënaqur në Paris për do ta vlerësonte atë si një tradhtar nëse largohet për t’i bashkohet Real Madridit./arbresh.info/
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...
Bëjeni këtë deri në fund të janarit dhe në pranverë do të ke...
A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë...
KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivi...