Lionel Messi është detyruar t’i qetësojë lojtarët e Barcelonës pasi disa prej tyre raportohet se janë të zemëruar me transferimin e Philippe Coutinhos që duket të jetë i pashmangshëm.
Ylli i Liverpooli, Philippe Coutinho duket se do t’i bashkohet Barcelonës këtë muaj dhe gjiganti katalunas është optimist rreth marrëveshjes, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, disa raporte pretendojnë se skuadra është ngazëllyer rreth transferimin të tij, ndërsa disa të tjera thonë se lojtarët kryesor janë të zemëruar rreth pagës që Coutinho pritet të fitoj.

Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon që Lionel Messi së bashku me kapitenin Andres Iniesta janë detyruar të qetësojnë skuadrën. Disa lojtarë besojnë që është skandaloze për ta bërë Coutinhon njërin nga lojtarët më të paguar në klub.
Ylli i Liverpoolit thuhet se do të fitoj 10.5 milionë funta në vit, shifër që e vendos atë para figurave kryesore si Gerard Piques dhe Andres Iniestas.
Messi ka kërkuar nga lojtarët të fokusohen në futboll dhe jo në skenat ekonomike që ndodhin pas./arbresh.info/
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...