Jesse Lingard ka shpëtuar “Djajtë e Kuq” në takimin e pasdites së sotme (e martë) në Old Trafford kundër Burnleyt.
Manchester United ka barazuar me rezultat 2 me 2 në takimin e xhiros 20-të në kuadër të Premierë Ligës kundër skuadrës së Sean Dyches falë dy golave nga Lingard, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët siguruan epërsinë pas vetëm tre minuta lojë duke shënuar për 0 me 1 përmes sulmuesit Ashley Barnes pas një ndërprerje. Goli i dytë erdhi gjithashtu brenda fraksionit të parë.
Mesfushori belg Steven Defour dyfishoi epërsinë me një supergol të realizuar nga gjuajtja e lirë në minutën 36′ duke lënë të pashpresë portierin David de Gea.
Skuadra e Jose Mourinhos arriti ta ngushtojë epërsinë duke shënuar për 1 me 2 në minutën e 53′ përmes Jesse Lingard, i cili u inkuadrua në fushë si një zëvendësues i Zlatan Ibrahimovicit në pjesën e dytë. Ligard shënoi një gol me stil pas asistimit nga Ashley Young.

Reprezentuesi i Anglisë ia siguroi një pikë “Djajve të Kuq” në minutën e dytë të kohës shtesë duke barazuar shifrat për 2 me 2.
Manchester United vazhdon qëndrimin në pozitën e dytë me 43 pikë, 12 më pak se lideri i Premierë Ligës – Manchester City, ndërsa Burnley qëndron në pozitën e shtatë me 33 pikë./arbresh.info/
Shikoni katër golat e realizuara në këtë ndeshje:
https://streamable.com/0uohj
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...