Lindon Emërllahu ishte protagonist i ndeshjes së së dielës, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij CFR Cluj në kampionatin rumun.
Me golin vendimtar të shënuar nga mesfushori kosovar, Cluji mori tri pikë të vlefshme në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të elitës së futbollit rumun, duke triumfuar 2-1 ndaj Hermannstadtit në shtëpi.
Pavarësisht se mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 10-të me golin e Dragos Albu, Cluji reagoi shpejt.
Louis Munteanu barazoi rezultatin në minutën e 24-të për 1-1, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Lindon Emërllahu vulosi përmbysjen në minutën e 55-të me një goditje të saktë që i dha fitoren ekipit të tij.
Reprezentuesi i Kosovës u zëvendësua në minutën e 85-të pas një paraqitjeje shumë të mirë, ndërsa Meriton Korenica, u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të.
Emërlahu u shpall lojtar i ndeshjes nga SofaScore, me notën 8.2, pasi përveç golit kishte dhe 75 përqind të pasimeve të sakta, 3 topa të gjatë të saktë dhe 3 duele të fituara.
Ky ishte goli i tretë sezonal për 22-vjeçarin Emërllahu, i cili në këtë edicion ka regjistruar edhe një asistim, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Clujit në mesin e fushës.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...