Lille e mposhti Romën me rezultat minimal 0-1 në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Evropës.
Arnar Haraldsson realizoi golin e vetëm në këtë sfidë në minutën e gjashtë, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë përfundoi 0-1 për Lille, ndërsa pjesa e dytë ishte e mbushur me tension dhe mundësi për të dyja ekipet.
Momenti vendimtar erdhi në minutat 83 deri në 86 kur u akordua penallti për Romën.
Përgjegjësinë për ta goditur e mori Artem Dovbyk goditja e të cilit u ndal nga portieri i Lille, Berke Ozer. Për një parregullsi penalltia u ripërsërit, ukrainasit goditi sërish, por portieri priti sërish.
Gjyqtari kryesor vërejti sërish një parregullësi dhe sërish duhej të ripërsëritej 11-metërshi.
Kësaj radhe përgjegjësinë e mori Matias Soule. Por Berke Ozer i tha “jo” edhe futbollistit tjetër të Romës, duke e mbajtur portën e paprekur ku edhe i siguroi fitoren skuadrës së tij.
Pas dy xhirosh, Lille ka gjashtë pikë ndërsa Roma tri sosh./Arbresh.info
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën