Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, deklaroi se Interi po përdor truqe që t’i afrohet Luka Modricit dhe se nuk ka para, ndërsa për Juventusin u ankua te nënshkrimi me Cristiano Ronaldon.
Liga Seria ka lëshuar deklaratë duke i mbrojtur klubet italiane, ndërsa ka shtuar se spanjollët nuk duhet t’i frikësohen konkurrencës.
“Liga Serie A është e befasuar dhe e mërzitur nga deklaratat e presidentit të La Ligas, Javier Tebas”
“Këto komente janë bërë pa pasur njohuri, por dëmtojnë reputacionin dhe vënë në dyshim integritetin e dy klubeve italiane dhe kampionatit”.
“Liga Serie A nuk mund të pranojë pasivisht komentet që u përdorën në media për të na destabilizuar në skenën ndërkombëtare”.
“Klubet e Serie A veprojnë brenda parametrave të përcaktuar nga të gjitha rregulla ndërkombëtare, prandaj Liga Serie A po kalon një periudhë optimizmi dhe entuziazmi të madh”.
“Në fillim të sezonit do t’i sjellim katër skuadra të Serie A në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ne jemi të sigurt se shpirti i rizbuluar dhe prestigji i Serie A nuk duhet t’i frikësojnë kundërshtarët, por ta motivojnë panoramën evropiane drejt kulmeve të reja të konkurrencë dhe argëtimit”, thuhet në reagimin e Liga Serie A. /Telegrafi/
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit
Sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit, Rama: Shqipëria do ta listoj...
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë ar...