Numri i të vdekurve në një sulm izraelito-amerikan ndaj një shkolle vajzash në Iranin jugor është rritur në të paktën 40 persona të vrarë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Të paktën 45 të tjerë u plagosën në sulmin në Minab në provincën Hormozgan të Iranit.
Pesë nxënëse u vranë nga sulmet SHBA-Izrael në Iran
Irani ka njoftuar të shtunën se sulmet ajrore SHBA-Izrael në Iranin jugor kanë vrarë pesë nxënëse në një shkollë vajzash, viktimat e para të konfirmuara në operacionin luftarak.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se sulmi ndodhi në Minab në provincën Hormozgan.
Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit ka një bazë në qytet.
As SHBA-ja dhe as Izraeli nuk kanë ofruar asnjë detaj mbi fushatën deri më tani./koha
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...