Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar edhe nëntë ndeshjet tjera të xhiros së gjashtë në edicionin 2024/25 në Ligën e Kampionëve.
E marta mbrëma në sjelli ndeshje shumë të forta, por interesant pritet të jetë edhe ndeshjet e sotme, ku luhet për pozita më të favorshme kualifikuese.
Ndeshja më interesante padyshim se pritet të jetë ajo në mes të Borussia Dortmund dhe Barcelona, me të dy ekipet që synojnë të mbesin në ‘top 8’.
Zjarrtë pritet të jetë edhe në Torino, ku Juventusi pret Manchester Cityn dhe dy ekipet synojnë fitore për t’u ngjitur në tabelë dhe për të mos rrezikuar eliminimin.

Në takimet që zhvillohen nga ora 18:45, Atletico Madridi pret Slovan Bratislavan dhe Lille i Edon Zhegrovës e pret Sturm Grazin.
Ndeshjet e orës 21:00 janë ato në mes të Arsenal-Monaco, Benfica-Bologna, Feyenoord-Sparta Praga dhe Stuttgart-Young Boys. /Telegrafi/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...