Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liburn nga Gjakova i ka mbyllur me humbje kualifikimet në UEFA Futsal Cup, njofton FFK e përcjellë arbresh.info
Pas fitores në ndeshjen e parë kundër kampionit të Francës, Garges Djibson dhe humbjes në ndeshjen e dytë kundër kampionit të Kroacisë, Nacional, skuadra gjakovare ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin 5 në duel me kampionin e Armenisë, Leo, me rezultat 5:6.
Golat për Liburnin i shënuan Alaj, Prenrecaj, Alibegu, Mejzini, dhe Qerimi, derisa për armenët shënuan Janjic, Vardanyan dhe Nasibyan e Mashumyan nga 2 gola.
Kësisoj, Liburni e mbylli këtë rreth të kualifikimeve në pozitën e tretë të këtij grupi me 3 pikë, derisa tutje në garat e UEFA Futsal Cup vazhdon kampioni kroat, Nacional, që fitoi në të tria ndeshjet e këtij grupi. /arbresh.info/
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...