Skuadrës së Caambur iu mohua promovimi në Eredevisie.
Liderët e ‘Erste Eredivisie’, Cambuur, kanë reaguar pas vendimin të KNVB për anulimin e sezonit.
Anulimi i sezonit nuk po del të jetë problemi kryesor për skuadrat holandeze, por vendimet për garat evropiane dhe promovimin kanë nxitur më shumë reagime.
Cambuur, skuadra që prinë me katër pikë ligën e dytë e që në Holandë njihet si ‘Erste Eredivisie’, deklarohen se ky vendim është i papranueshëm.
“Ndihem sikur ky është poshtërimi më i madh në histori të sportit holandez”, ka thënë Henk de Jong, shefi i Cambuur, transmeton lajmi.net.
“Unë gjithmonë insistoj të shoh më të mirën nga njerëzit, por kjo është e pavlefshme në sport. UEFA kërkoi për vendime korrekte, ky nuk është një i tillë”, ka shtuar ai.
Skuadra e Cambuur është ajo e radhës që reagon, pas skuadrave të Eredivisie si AZ Alkmaar dhe FC Utrecht.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...