Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se sot në orën 09:00, do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
“Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për sportin e xhudos dhe për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Qendra Nacionale e Xhudos do të shërbejë si një hapësirë për përgatitjen profesionale të sportistëve tanë, zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e mëtejshëm të sukseseve që Kosova ka arritur në arenën ndërkombëtare”, thekson Federata e Xhudos.
Të pranishëm në ceremoninë e vënies së gurthemelit të kësaj qendre do të jenë kryeministri Albin Kurti, ministri për Rini dhe Sport, Blerim Gashani dhe përfaqësues tjerë institucional dhe sportistë.
Rikujtojmë se programi “Kosova, shtet i xhudos”, i mbështetur nga Ministria e Rinisë dhe Sportit, vazhdon të përforcojë zhvillimin e xhudos në vend dhe të sigurojë mundësi për gjeneratat e reja të sportistëve, që të përsërisin sukseset e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit e xhudisteve tjera.
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...