Ende pa u bërë një vit qysh pas arritjes në klub, Stephan Lichtsteiner mund të jetë në prag të largimit.
Mbrojtësi veteran i krahut të djathtë ka nënshkruar një marrëveshje një vjeçare gjatë verës së kaluar me gjigantin londinez, transmeton portali arbresh.info.
Ai mund të rinovojë marrëveshjen, por ka mundësi se do të lëvizë në kërkim të pozitës së rregullt te formacioni startues.
Lichtsteiner është si një opsion rezervë te “Topçinjtë” dhe rrallë shfrytëzohet për të qenë pjesë e skuadrës startuese kur të gjithë janë në rregull.
“Ka pasur bisedime. Do të shohim nëse i përshtatet të dy palëve”, ka thënë Lichsteiner.
“Arsenali është një klub i madh, ndihem shumë i lumtur. Por, unë dua të luaj rregullisht në kampionatin evropian. Ishte në rregull këtë vit, por trajneri nëse trajneri thotë se nuk llogaritë më në mua, unë duhet të shqetësohem”, përfundoi mbrojtësi./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot