Lichtsteiner: Buffon më i miri në histori, shpresoj të qëndrojë edhe për një vit Stephan Lichtsteiner shpreson që kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, do të luajë edhe për një vit.
Kjo pasi italiani është portieri më i mirë në histori të futbollit dhe ai do ishte një ndihmë e madhe për Zonjën e Vjetër.
“Ndoshta ai do të qëndrojë edhe për një vit. Të shpresojmë, pasi ai është më i miri në histori të futbollit”, ka thënë Lichtsteiner për Premium Sport.
“Fitorja ndaj Genoas? Ishte e rëndësishme të marrim tri pikë. Ne duam të fitojmë Scudetton, duhet të jemi të uritur për këtë dhe jemi”.
“E ardhmja te Juve? Nuk e di, kam kontratë deri në qershor dhe pastaj shpresojmë”, ka shtuar mbrojtësi zviceran.
Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër në Serie A është ndaj Chievos.
Lichtsteiner këtë sezon ka dhuruar dy asistime në kampionatin italian në 1115 minuta lojë, ndërsa golin është ende duke e pritur. /Telegrafi/
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...