Nottingham Foresti ka eliminuar Arsenalin nga FA Cup me rezultat turpërues 4-2.
Dy golat e parë në takim i shënoi mbrojtësi i krahut të djathtë, Eric Lichaj, dhe afër të realizonte het-trik, por bashkëlojtari i tij, Ben Brereton, nuk e lejoi pasi dëshironte ta gjuante penalltin vet ai.
Pas përfundimit të ndeshjes reprezentuesi amerikan tregoi arsyen pas dëshirës së madhe për të kompletuar het-trikun.
“Gruaja ime më tha nëse shënon het-trik gjatë vitit unë do mund të mbaja një qen, ja pse doja të gjuaja penalltinë”.
“Por, Brereton më tha të largohesha”, ka thënë Lichaj në shaka në intervistën pas ndeshjes.
Brereton është vetëm 18-vjeçar dhe dëshira e tij e madhe që të shënote nga pika e bardhë ndaj Arsenalit është e kuptueshme, pasi kjo mund të jetë një pikë e rëndësishme për të ardhmen në karrierën e tij. /arbresh.info/
https://twitter.com/btsportfootball/status/950065221049073665?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fheroi-nottinghamit-lichaj-doja-het-trik-qe-gruaja-te-lejonte-te-mbaja-nje-qen%2F
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...