Erling Haaland, sulmuesi i Borussia Dortmund, ka bërë disa deklarata interesante për Viaplay Fotball në lidhje me Robert Lewandowski-n, protagonist në fitoren e arritur nga Bayern Munich në Champions League kundër Lazio-s.
“Çfarë mund të them për Lewandowski-n? Që është një i çmendur”, ka thënë sulmuesi norvegjez. “Ky djalosh është i çmendur, me të vërtetë i çmendur”.
“Kur unë shënoj një gol dhe mendoj ‘ok, po i afrohem në renditjen e golashënuesve’, ai shënon tre të tjerë. Si të ishte gjithçka normale. E bën me një lehtësi të pabesueshme”, ka vazhduar Haaland.
“Më pas, si të mos ishte asgjë, përgatitet për ndeshjen e radhës. E përsëris, është me të vërtetë i çmendur dhe kam mësuar shumë nga ai. Është mbresëlënës”.
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit